×
  • Sport
  • Sport

    Casemiro: Kroos është lojtari që vendos për çdo gjë te Real Madrid

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 11:39

    Casemiro ka vënë në pah rëndësinë e madhe të Toni Kroos për skuadrën e Real Madrid.


    Mesfushori brazilian i Real Madrid, Casemiro, nuk ka kursyer lëvdatat për shokun e tij të skuadrës, Toni Kroos.

    Kroos, gjermani që luan në mesfushën e Real Madrid tash e disa vite, po vazhdon të tregojë formë jashtëzakonisht të lartë.

    Sipas fjalëve të Casemiro, është pikërisht gjermani ai që vendos gjithçka sa i përket lojës së ‘Los Blancos’.

    “Loja e Real Madrid gjithmonë ndjek ritmin e Toni Kroos”, ka thënë Casemiro, transmeton lajmi.net.

    “Nëse ai dëshiron që skuadra të ngadalësojë, ne ngadalësojmë. Nëse ai dëshiron të shpejtojmë, ne shpejtojmë”.

    “Është ai që vendos për gjithçka”, shtoi mes tjerash braziliani.

    Kroos dhe Casemiro kanë qenë të paprekur në mesfushën e Real Madrid gjatë viteve të fundit, duke i siguruar skuadrës edhe triumfet në Ligën e Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!