×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell demanton median amerikane: Trump nuk do të takohet me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 9:03

    Kanë mbetur edhe tri ditë nga takimi i paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Trump, Richard Grenell.


    Ky i fundit u dërgoi ftesën të dy vendeve, që u pranua njëkohësisht nga të dyja palët. Mirëpo, dje gazeta amerikane “New York Times”, raportoi se Presidenti Trump do të takojë Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

    Ky lajm u demantua sot nga emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, shkruan Reporteri.

    Grenell në Twitter shkroi se raportimi i New York Times ka qenë i pasaktë dhe se mediumi në fjalë nuk ka kërkuar prononcim nga ai lidhur me këtë çështje.

    “New York Times është detyruar të përmirësojë të dhënat e veta bazike rreth stroies së tyre për Kosovën dhe Serbinë – dhe pastaj në përmirësim ma kanë huqur pozicionin”, ka shkruar Grenell.

    “Nuk jam i befasuar, sepse ata e shkruan artikullin, por kurrë nuk folën me mua – negociatorin”, ka përfunduar ai.

    Kujtojmë se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Të dyja shtetet janë zotuar për angazhim në këto bisedime. Serbia është zotuar se do të ndalojë fushatën e çnjohjeve ndërsa Kosova nuk do të kandidojë për antarësim në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë i dëguari i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak ka takuar liderët në Kosovë dhe në Serbi. /Reporteri.net

    https://twitter.com/RichardGrenell/status/1275640391174205440

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!