Dridhjet e fuqishme të tokës në Meksikë kanë alarmuar miliona banorë, të cilët tani mund të jenë përballë një rreziku të ri.
Në disa pamje të publikuara nga banorët në disa vende në Jug të Meksikës ka tërheqje të theksuar të detit, gjë që i ka vënë ata në alarm të plotë nga frika e një cunami të mundshëm.
Megjithatë ende nuk është konfirmuar asgjë nga autoritetet përkatëse.
Instituti Gjeologjik i SH.B.A.-së tha që madhësia e tërmetit ishte 7.4 ndërkohë që mediat meksikane bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ishte shteti bregdetar i Paqësorit, Oaxaca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.