Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me sulmin ndaj gazetarit të Reporteri.net, Shkumbin Kajtazit, të cilit u provua t’i digjej vetura duke ia lyer me benzinë.
Arrestimin e personit e kanë konfirmuar Policia e Kosovës për Reporterin, duke mos dhënë shumë detaje.
Mirëpo, prokurori i rastit e ka liruar në procedurë të rregullit të dyshuarin menjëherë pas intervistimit.
“Ju informojmë se policia ka arrestuar një të dyshuar për rastin dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thonë Policia.
Ndërkohë, Policia kanë thënë se hetimi po vazhdon për të zbardhur motivet dhe të gjitha rrethanat që çuan deri tek ngjarja.
Ndryshe, për sulmin ndaj Kajtazit ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Rrjeti i Asosacioneve të gazetarëve të Ballkanit si dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI).