Gjykata Speciale dje ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Kjo ngjalli reagime të shumta si në Kosovë, Shqipëri por jo vetëm, reagime të cilat po vazhdojnë edhe sot.
Ndërsa Veseli dje përmes një konference reagoi duhet i quajtur akuzat të pabazuara, Thaçi nuk e ka thënë ende asnjë fjalë.
Megjithatë presidenti ka reaguar sot duke ndërruar foton e coverit në Facebook, ku ka vendosur foton e UÇK-së, shkruan Reporteri.net.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.462757960461235/3943166932420303/?type=1&theater
Mbetet të shihet nëse gjatë ditës Thaçi do të reagoj përmes ndonjë postimi në rrjetet sociale apo ndonjë konference për media.
Pasi që u ngrit aktakuza ndaj tij, presidenti dje konfirmoi se nuk do të shkojë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.