×
  • Lajme
  • Lajme

    Humbë jetën 6 vjeçarja pasi u godit nga autobusi në Mitrovicë

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 23:05

    Një gjashtëvjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga autobusi. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Mitrovicë.


    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës , pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar autobusin në rrugën ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, ka goditur këmbësoren e moshës gjashtë vjeçare”.

    “Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa disa orë më pas në QKUK, e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Zahiti.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!