×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahen mes vete 4 persona në Pejë, bëhen për spital

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 10:43

    Disa persona janë rrahur dje mes vete në qytetin e Pejës.


    Policia e Kosovës bën të ditur se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, njëri nga ta i mitur, pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht dy meshkuj tjerë.

    Viktimat pas lëndimeve të marra kanë pranuar edhe tretman mjekësor, shkruan Reporteri.net.

    “Me vendim të prokurorit njërit nga të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit kurse tre tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!