Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, nuk e ka përmendur direkt, por e ka lënë të kuptohet se për të shpëtuar nga Specialja ishte provuar të bëhet pazare me fatin dhe trojet e shqiptarëve.
Madje, ai thotë se ky ishte “sikleti” dhe arsyeja përse u rrëzuar Qeveria Kurti, shkruan Reporteri.net.
Abazi ka thënë se me VV-në nuk ka pazare dhe, sipas tij, ky nuk është shekulli i politikanëve të korruptuar. Ai ka potencuar se “krimet e Serbisë nuk mund të falen”.
“Tani besoj është e qartë se me çfarë sikleti kanë qenë dhe për çfarë arësye e kanë rrëzuar qeverinë Kurti. Me LVV nuk ka pazare me fatin e Shqiptarëve e as trojeve ku jetojmë, ky është shekulli i shqiptarëve dhe jo politikanëve të korruptuar e as oligarkisë të lidhur me politikën varfëruese. Krimet e Serbisë nuk mund të falen jo pas 20 viteve por as pas 100 viteve. #Zgjedhje dhe jo pazare!”, ka shkruar ai.
Sidoqoftë, Abazi së fundmi është përplasur edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, të cilit i ka kërkuar të jap dëshmi për vrasjen Ahmet Krasniqi./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.