×
  • Lajme
  • Lajme

    U mbyt vajza 6 vjeçare me autobus: Familja Sahiti i falë gjakun familjes Boletini

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 21:31

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur para disa ditësh, ku autobusi shtypi për vdekje një 6 vjeçare.


    Por, hoxha Fatmir Latifi pajtoi dy familjet.

    I pranishëm ishte edhe kryetari Agim Bahtiri.

    Njoftimi i hoxhës:

    Para pak qastesh Hoxha Fatmir Latifaj pajtoj familjen Sahiti dhe familjen Boletini, në varrezat e fshatit Gushafc (aksidenti me fataliteti i 6 vjeqares Oregesa Sahiti). Video e pajtimi del sot në mbrëmje.

    PROCESVERBAL MBI PAJTESË
    Sot me datën 29.06.’20 e hane në Xhaminë e Gushvcit – Mitrovicë me emrin e Allahut është arrit PAJTIMI në mes familjes BOLETINI fshati Boletin-Mitrovicë & familjes SAHITI fshati Gushavc-Mitrovicë.

    Pershkrimi i rastit:
    Me datën 26.06.’20 në Mitrovicë rr.Shemsi Ahmeti vozitësi i autobusit Enver Avni Boletini e godet me bus vajzën e vogel tash më të ndjerë Orgesa Mehdi Sahiti e cila nuk i’u mbijetoj plagëve të marrura dhe dorëzoj shpirtin e saj tek Allahu i lartësur!
    Kryefamiljari Mehdi Sahiti në kordinim me familjen e vet vendosi për hirë të Zotit t’a fal gjakun e bijës së tij Orgesa Sahitit!
    Kjo burrëri e familjes Sahiti, nga fsh..Gushavc vertet meriton të shënohet me shkronja të arta në faqet e bardha të historisë sonë kombëtare!
    Allahu me xhennet iu shperbleft!

    FAMILJA SAHITI

    FAMILJA BOLETINI

    Inicuesi i Pajtimit :

    Fatmir ef Latifaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!