Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare, e ka nisur mëngjesin me publikimin e një video.
Ai ka shpërndarë fjalimin e tij të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë pas publikimit të propozim aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për krime të supozuara gjatë luftës.
Rama videon e ka ilustruar edhe me pamje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku përveç Hashim Thaçit e Kadri Veselit, shihet edhe Ramush Haradinaj.
Rama për videon e tij ka shfrytëzuar luftën e Haradinajn, ndërsa dihet se marrëdhëniet me të i ka tejet të acaruara.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3156306597783435/
Këtë e dëshmon edhe refuzimi që Haradinaj ta takojë sot Ramën, shkruan Reporteri.net.
Përplasja mes tyre nisi kur kreu i AAK-së doli hapur dhe tha se Rama po punon për ndarje të Kosovës. Këtë e mohoi kategorikisht kryeministri shqiptar, i cili në janar të këtij viti ka ushtruar padi ndaj Haradinajt, me pretendimet se ka shpifur ndaj tij, duke kërkuar edhe kompensim të dëmit të shkaktuar.
Haradinaj kishte thënë se Rama e Vuçiq kishin planin prej 10 miliardë eurosh për ndarjen e Kosovës, por se ai i kishte penguar. /Reporteri.net/.