×
  • Show Time
  • Show Time

    Publikohet hiti i ri nga Dafina, Ledri dhe Lumi B

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 15:18

     Me shumë bashkëpunim e shumë hite muzikore do të karakterizohet edhe kjo verë në vendin tonë.


    Një tjetër bashkëpunim i papritur e që i befasoj të gjithë ishte në mes të Dafina Zeqirit, Ledri Vulës dhe Lumi B.

    Tre artistët janë bërë bashkë në një projekt që mban titullin “Aman” i cili tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në “Youtube”.

    Ritme të shpejta e verore, adrenalinë dhe një videoklip i kompletuar deri në detajin e fundit, edhe ky projekt padyshim do të hyjë në mesin e këngëve që do të karakterizojnë verën 2020.

    Për tekstin e këngës janë kujdesur Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B, për muzikën dhe melodinë Dafina Zeqiri, Ledri Vula and Lumi B, videoklipi nga Entermedia.

    Duke u nisur nga fakti që të tre artistët numërojnë fansa të shumtë, kënga pritet që të bëhet hit.

    Më poshtë mund të dëgjoni këngën bashkë me videoklip.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!