Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në kuadër të javës së 28-të
Ballkani e ka deklasuar Dukagjinin në udhëtim duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 5-1, shkruan Reporteri.net
Në këtë takim shkëlqeu Blend Baftiu që realizoi hat-trick, ndërkaq dy golat tjerë erdhën nga Ermal Krasniqi dhe Artur Maganit. Për vendasit shënoi Altin Mërlaku.
Ndeshja tjetër që u zhvillua sot ishte ajo ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit që u takoi mysafirëve.
‘Skifterat’ fituan me rezultat 2-0, me golat e shënuar në këtë takim nga Plaku dhe Useini.
Më poshtë e keni renditjen tabelare të Superligës së Kosovës ku mund të shihet qartë se lufta për titull është më e zjarrtë se asnjëherë më parë. /Reporteri.net/