Remzia dhe Nexhati sollën bashkëpunimin e ri.
Remzie dhe Nexhat Osmani publikuan edhe një tjetër duet, kënga e tyre e re titullohet “O sa mirë”, shkruan lajmi.net.
Kënga e re e tyre është plot ritëm, ndërsa e sollën të vizualizuar edhe me videoklip. E veçanta e kësaj kënge është se në një video tingëllojnë si të bashkuara dy projekte muzikore.
Për tekstin dhe muzikën u kujdes vet Remzia, ndërsa videoklipin e punoi EMF Creative.
Projekti i fundit i Remzie Osmanit ishte “Lezet”, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Fifin dhe u prit shumë mirë në publik.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.