Rritja e numrit të të vdekurve në dy ditët e fundit, për presidentin Hashim Thaçi, është dëshmi se rreziku nga pandemia është ende i lartë.
Duke kërkuar kujdes nga qytetarët, Thaçi ka thënë se duhet të përfillen me përpikëri rekomandimet e institucioneve.
Thaçi, ndër të tjera, ka shprehur ngushëllime edhe për familjet e të vdekurve nga Covid-19.
“Rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë. Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale”, ka shkruar presidenti.
Ndryshe, Kosova është përballur këtë fundjavë me numrin më të madh të vdekjeve, ku vetëm për dy ditë kanë vdekur mbi 10 persona./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.