Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka intervistuar sot kandidatët për rektor të Universitetit dhe me shumicë votash ka zgjedhur Agron Bajraktarin.
Bajraktari është rizgjedhur rektor edhe për një mandat katër vjeçar në një konkurrencë prej pesë kandidatëve, të cilët kishin aplikuar në bazë të konkursit të shpallur më datën 10.06.2020 për zgjedhjen e Rektorit të UShAF.
Rektori Bajraktari ka udhëhequr UShAF katër vitet e kaluara, pra që nga themelimi i këtij Universiteti dhe kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm në zhvillimin e universitetit të vetëm të shkencave të aplikuara në Kosovë.
UShAF me këtë rast ka mbyllur procesin e zgjedhjeve në Universitet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.