×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet pas shkarkimit ish-drejtori i SHSKUK-së: Është vendim i padrejtë, shihet puna ime

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 16:30

    Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm, Basri Sejdiun.


    Vetë Sejdiu mohon të ketë qenë i njoftuar për shkarkimin e tij, deri më sot kur iu dha vendimi atij dhe i njëjti u bë publik.

    Ai ka vlerësuar se vendimi është i padrejtë, sidomos në këtë kohë të pandemisë.

    Ndërsa, shton se do dalë edhe publikisht me një reagim, nesër.“Nesër do të dalë në konferencë për media dhe do ankohem se është total i padrejtë, në kohë të pandemisë”.

    “Jo absolut jo, jam njoftu sot vetëm me vendim. Nëse e shihni punën deri tash, nuk kam nevojë me komentu, por normal që do të reagoj”, ka thënë ai për GazetaBlic.

    Ndryshe, më herët Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka konfirmuar shkarkimin e Sejdiut duke dhënë arsyetimet. Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës, thuhet në njoftimin e Bordit Drejtues të SHSKUK-së. Ndërsa, pozitën e Sejdiut do ta zë dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i Infektologjisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!