Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se është mirë me shëndet dhe përveç plogështisë nuk ka ndonjë simptomë tjetër, shkruan Reporteri.net.
Por në këtë postim kanë vërshuar komente të disa njerëzve duke u lutur që kreu i LDK-së mos ta fitojë këtë betejë më COVID-19.
“Urime kosov ky esht ni lajm shum fantastik tash po presim ni lajm ma te for pr vdekjen tende”, ka shkruar njëri nga komentuesit.
Tjetri ka vazhduar duke thënë se përmendoren e varrit do t’ia bëjë falas, ndërsa tjetri është lutur që koronavirusi ta rahatojë sa më shpejt Mustafën.
“Mos dilni pa komentuar amin nëse doni që Covidi19 me ja ba letrat ises per “anej””, ka thënë një komentues tjetër.
Këto janë disa nga komentet tjera nga qytetarët e Kosovës lidhur me lajmin se Isa Mustafa është infektuar me koronavirus:
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.