×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa i infektuar me virus, a pati kryeministri Hoti kontakt me të?

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 16:09

    Pasi që kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, rezultoi pozitiv në testin pë koronavirus, Gazeta Express ka pyetur Zyrën e Kryeministrit Avdullah Hoti, nëse ai ka pasur kontakt me kreun e partisë së tij, apo zyrtarët e tjerë që së fundmi kanë rezultuar pozitivë.


    Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka njoftuar sot se ka dalë pozitiv ndaj virusit Covid 19.

    Në Zyrën e Kryeministrit nuk kanë treguar se kur është takuar Hoti për herë të fundit më kryetarin e partisë, vetëm se thonë që përgjatë agjendës së ngjeshur, kreu i Qeverisë, po i përmbahet secilit rregull të rekomanduar nga Instituti për Shëndetin Publik.

    Zyra e Hotit thotë se Kryeministri ka bërë test disa ditë më parë, ndërsa rishtas nuk i është nënshtruar ndonjë testi.

    “Siç edhe e kemi lëshuar njoftimin, para disa ditësh kryeministri është testuar”.

    Këshilltari për media i kryeministrit, Xhavit Beqiri, i pyetur nëse Hoti ka ndonjë dyshim pasi Mustafa e zyrtarët e tjerë dolën pozitivë ka thënë se “kryeministri nuk ka asnjë indikacion” se mund të jetë i infektuar.

    Ndërkaq, pas disa zyrtarëve e deputetëve të LDK’së që dolën pozitiv me koronavirus, Mustafa njoftoi se është i infektuar me Covid 19.

    “Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.

    Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar“, ka shkruar Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!