Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar familjarët e të burgosurve dhe të burgosurit, me qenëse është përkeqësuar situata epidemiologjike me coronavirusit (COVID – 19) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ka marr vendim që përkohësisht të ndalohen të gjitha vizitat familjare / avokatëve, etj, për të gjithë të burgosurit duke filluar nga data 11.07.2020.
Gjatë kësaj periudhe kohore SHKK do të ndërmarr këto masa:
Të burgosurve do t`iu mundësohen telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype, i cili tashme është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe të paraburgimit.Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim.
Po shpresojmë që ky vendim të jetë sa me afatshkurtër.