Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pezulluar nga puna sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Naim Bardiqi.
Në dokumentin që ka parë KOHA, në arsyetim Zemaj ka thënë se ka vërejtur raste të parregullsive, përmbushjes jo të kënaqshme të detyrave të punës, monitorim jo të duhur të proceseve të rëndësishme për punën. Zemaj ka thënë se ka vënë re edhe monitorim e koordinim të dobët të procesit të prokurimit, të procesit të zhvillimit dhe zbatimit të Programit e Planit Legjislativ, dështim në sigurimin e zbatimit të ligjit përmes tejkalimit të afateve ligjore për emërimin e zyrtarëve në pozitat e ushtruesve të detyrave, procese të parregullta të avancimeve e gradimeve, tejkalim të përgjegjësive e autorizimeve ligjore në lidhje me prokurimin në rastet e blerjes së produkteve medicinale të imunizimit.
Ai kishte marrë detyrën në periudhën sa ministër i Shëndetësisë ishte Uran Ismajli. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.