Wofgang Petritsch, ish-përfaqësues i Bashkimit Evropian në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 1998-1999 thotë se ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë që u mbështet nga ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Frederica Mogerini dhe ekipi i saj negociues duket se nuk është më në tryezën e BE-së.
Petritsch kishte folur më parë për shkëmbim të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Do të ketë korrigjime të vogla (“kozmetike”) që ndikojnë në një numër të vogël të fshatrave në rrethin e Bujanocit dhe Mitrovicës. Nuk do të ndryshojë përbërjen etnike të asnjërit shteti, dhe kështu nuk do të ketë efekte të tilla të mëdha siç janë të përshkruara në vlerësimin tuaj, i cili përndryshe është i shkëlqyer, “Është “realizmi i ri” në Ballkan”, kishte deklaruar ai.
Në një intervistë për KosovaPress ambasadori Petritsch vlerëson se deklarata e fundit e Grenell është e rëndësishme dhe ekziston një tregues i qartë se SHBA dëshiron një zgjidhje evropiane për Kosovën.
Ai kujton se sa e vështirë ishte të mbledhësh të gjitha grupet politike të Kosovës para Rambujesë. Dhe thotë se, por sapo u arrit kjo, negociatat patën përparim. Kjo duhet të shërbejë si një shembull për një qasje të bashkuar sot.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.