×
  • Lajme
  • Lajme

    2 mijë e 562 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 8:05

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbrëmjen e së dielës bëri të ditur se 2 mijë e 562 raste aktive me Covid-19 janë në vendin tonë.


    “Më 12 korrik 2020, janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.”, informoi IKSHPK.

    Instituti dje konfirmoi edhe 216 raste me Covid-19.

    Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!