×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Spitalin e Pejës po trajtohen 54 pacientë me COVID-19, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 8:32

    Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se janë duke u trajtuar 54 pacientë me COVID-19.


    Sipas njoftimit nga këta pacientë 15 janë në Oksigjenoterapi, një është transferuar në QKUK, dhe një është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

    Përndryshe gjatë vikendit që sapo kaluam 548 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈ në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

    “Nga këta 47 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë këtij vikendi në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë̈ kryer 210 operacione.

    13 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende,9 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 8 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake. .

    410 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,009 analiza”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!