Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit sot do t’i dëgjojë dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorit të Specializuar në Hagë lidhur me akuzat për krime lufte. Ai ka mbërritur në Hagë dje.
Pikërisht në këtë ditë ka reaguar edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i cili akuzohet bashkë me presidentin Thaçi.
Veseli në mbështetje të Thaçi ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të triumfojë dhe dielli do të lindë përsëri.
“Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës, në të cilën sërish do të jemi bashkë me vëllain tim nga lufta, Hashim Thaçi. Sepse, e drejtë, e pastër dhe triumfuese ishte edhe lufta jonë çlirimtare. Prandaj, po, dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar Veseli.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1641375749370958
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.