Njohës të çështjeve të arsimit po kërkojnë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) të ndërmarrë disa veprime përgatitore para shtatorit, kur nis viti i ri shkollor. Kjo, meqë mësimi mund të fillojë online për shkak të pandemisë COVID-19.
Edhe vetë ministri, Ramë Likaj, ditë më parë ka paralajmëruar se gjasat janë shumë të mëdha që viti shkollor 2020/2021 të mos fillojë në shkolla, por nga distanca.
Përveç përgatitjeve të tjera, sipas ekspertëve, Ministria duhet të mbajë edhe trajnime për mësimdhënësit, pasi një pjesë e tyre nuk e zotërojnë mirë teknologjinë./EO
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.