Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar marrjen e masave ndëshkimore ndaj qytetarëve që nuk marrin masat për mbrojtje nga coronavirusi.
Qalaj, i ftuar në emisionin e mëngjesit në KTV, “Sot”, ka thënë se nga nesër Policia dhe inspektorët do të fillojnë me informimin e publikut për nevojën e mbajtjes së maskave në hapësirat publike.
“Nga nesër, Policia e Kosovës do të fillojë më seriozisht monitorimin nëse po respektohen vendimet e Qeverisë. Së bashku me inspektorët do të fillojmë me informimin, e pas disa ditësh do të nisim edhe me marrjen e masave ndëshkimore”, ka thënë Qalaj.
Ai po ashtu ka thënë se nga nesër, orari në Polici do të jetë 12-orësh.
“Besoj se bashkërisht do t’ia dalim, pasi nuk mund të vazhdohet kështu. Maska duhet të vendoset, të mbulojë hundën dhe gojën, e jo të mbahet në xhep apo dorë”, ka thënë Qalaj.
Ai ka treguar se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar ka rënë numri i veprave penale, pos ai i dhunës në familje, që ka shënuar rritje.
Po ashtu, ka njoftuar se aktualisht janë 73 raste aktive me COVID-19 në Polici, derisa 224 pjesëtarë janë në vetizolim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.