×
  • Lajme
  • Lajme

    Masa të rrepta në rrugët e Prishtinës: Policia e Inspektorati po ndalon kalimtarët pa maska

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 11:06

    Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin kanë dalur nëpër rrugët e Prishtinës, ku po ndalojnë secilin qytetar që nuk ka të vendosur maskën.


    Disa policë dhe një inspektor janë parë në rrugën “UÇK” të Prishtinës, teksa ndalonin të gjitha kalimtarët pa maska, shkruan Reporteri.net.

    Reporteri ka arritur të sigurojë fotografi nga momenti kur Policia ndalon disa qytetarë dhe i detyron ta nxjerrin maskën nga çanta dhe ta vendosin në hundë e gojë.

    Ky aksion i Policisë dhe Inspektoratit vije pas vendimit të djeshëm të Qeverisë për shtrëngim të masave, që u nxor pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

    Aksionin dhe masat nëpër rrugë i paralajmëroi edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili përmendi edhe dënime për ata që nuk i mbajnë.

    “Policia e Kosovës do të fillojë më seriozisht monitorimin nëse po respektohen vendimet e Qeverisë. Së bashku me inspektorët do të fillojmë me informimin, e pas disa ditësh do të nisim edhe me marrjen e masave ndëshkimore”, ka thënë Qalaj.

    Sidoqoftë, maska është e obligueshme që nga nisja e pandemisë, por ajo nuk po vendoset në shumicën e kohës nga qytetarët.

    Ndryshe, Qeveria dje mori edhe masa të tjera shtesë, siç janë ndalimi i riteve fetare nëpër xhami, kisha dhe faltore të tjera./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!