Analisti politik, Valon Syla, përmes një statusi ka reaguar ndaj heshtjes së kryeministrit Avdullah Hoti për presidentin Thaçi, i cili sot ka shkuar për t’u intervistuar në Hagë.
Që nga publikimi i njoftimit për aktakuzë, Hoti nuk është takuar me Thaçin, madje qoftë edhe për t’i ofruar mbështetje formale apo morale.
Duke iu drejtuar kryeministrit Hoti, Syla ka thënë se presidenti i vendit, që i ka nxjerrë nga kriza politike dhe Hotin e ka ndihmuar të bëhet Shef i Qeverisë, sot ka shkuar në Hagë për t’u intervistuar për disa krime të shpikura dhe shpifura gjoja të luftës dhe është mirë ta thotë ndonjë fjalë për këtë.
“Kryeministëri Hoti, po hesht. Presidenti i vendit, që juve ju nxjerri nga kriza politike dhe ju ndihmoi të bëheni Shef i Qeverisë, sot ka shkuar në Hagë për t’u intervistuar për disa krime të shpikura dhe shpifura gjoja të luftës. Është mirë me thënë ndonjë fjalë prej burrështeti. Të tregohet pak lidership institucional, se shpejtë ka filluar të ju duket vetja, fitues dhe lider special”, ka shkruar Syla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.