×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria shton edhe 200 inspektorë për të monitoruar respektimin e masave

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 11:50

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se janë rritur kapaciteet për menaxhimin e pandemisë COVID-19.


    Sipas ministrit, Zemaj ka thënë se 200 inspektorë sanitarë po shtohen në luftë kundër COVID-19, transmeton Reporteri.net.

    “Do të inspektojnë institucionet publike dhe private, produktet ushqimore dhe jo ushqimore; shtesat dhe aditivët në ushqim; higjienën në institucione publike dhe private; ujin për pije, pijet freskuese dhe joalkoolike; subjektet afariste të cilat merren me ushqim, përfshirë edhe zbatimin e parimeve të sistemit HACCP për kontrollin e ushqimit; objektet hoteliere”, ka shkruar ndër tjerash Zemaj.

    Kosova ka tash e disa ditë po shënon mbi 200 raste me COVID-19 brenda 24 orëve, kjo gjendja ka alarmuar institucionet shëndetësore që po apelojnë për zbatim të udhëzimeve shëndetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!