×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi intervistohet në orën 13:00 nga prokurorët e Speciales

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 11:57

    Presidenti Hashim Thaçi sot do të nisë intervistimin nga Prokurorët e Gjykatës Speciale nga ora 13:00.


    Zyra e Presidentit nuk ka dhënë informacione zyrtare rreth kohës së intervistimit, por sipas bashkatdhetarëve që janë mbledhur para Gjykatës Speciale në Hagë mësohet se Thaçi pritet të nis intervistimin nga ora 13:00.

    Vlen të theksohet se para ndërtesës në Hagë tashmë janë mbledhur disa bashkatdhetarë nga diaspora në përkrahje të luftës çlirimtare të Kosovës.

    Ata, madje, kanë vendosur në flamur të UÇK-së në rrethojat e ndërtesës së Gjykatës në Hagë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!