×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga nesër Policia rikthehet në orar 12 orësh

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 12:29

    Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar se nga nesër policia do të kthehet në orar 12 orësh.


    Qalaj, i ftuar në emisionin e mëngjesit në KTV, ka thënë se nga nesër Policia dhe inspektorët do të fillojnë me informimin e publikut për nevojën e mbajtjes së maskave në hapësirat publike.

    “Nga nesër, Policia e Kosovës do të fillojë më seriozisht monitorimin nëse po respektohen vendimet e Qeverisë. Së bashku me inspektorët do të fillojmë me informimin, e pas disa ditësh do të nisim edhe me marrjen e masave ndëshkimore. Besoj se bashkërisht do t’ia dalim, pasi nuk mund të vazhdohet kështu. Maska duhet të vendoset, të mbulojë hundën dhe gojën, e jo të mbahet në xhep apo dorë”, ka thënë Qalaj.

    Ai ka treguar se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar ka rënë numri i veprave penale, pos ai i dhunës në familje, që ka shënuar rritje.

    Po ashtu, ka njoftuar se aktualisht janë 73 raste aktive me COVID-19 në Polici, derisa 224 pjesëtarë janë në vetizolim.

    Kujtojmë se gjatë kohës së karantinimit, në muajt e parë të pandemisë, Policia e Kosovës për dy muaj ka punuar me orar 12 orësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!