×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti falënderon Policinë që po detyron qytetarët t’i vendosin maskat

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 12:56

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se përhapja e shpejtë dhe numri i të rasteve të reja me Covid-19 janë vazhdimisht në rritje dhe kjo është shqetësuese, shkruan Reporteri.net.


    Ahmeti ka thënë se mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit.

    “Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm”.

    ai ka falënderuar Policinë dhe inspektorët të cilët po i detyrojnë qytetarët që të bartin maska.

    “Falënderojmë ekipet e Inspekcionit dhe Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin për mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave”.

    “Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë”.

    https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/3432578943453971

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!