×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis seanca në Kuvend, pritet të miratohet buxheti i rishikuar për 2020

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 14:37

    Ka nisur të mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2020.


    Kujtojmë se sot gjatë ditës, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është tepër e rëndësishme që sot Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi.

    “Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 milionë euro është pjesë e këtij buxheti”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!