Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj ka rezultuar pozitive në testin për COVID 19.
Lajmin e ka bërë të ditur Reshitaj përmes një shkrimi në Facebook.
“Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv”, ka shkruar ajo.
Në AAK edhe deputeti Rasim Selmanaj është infektuar me koronavirus.
Ky është njoftimi i plotë i saj:
https://www.facebook.com/albenareshitajofficial/posts/895427640967214
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.