Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë testime masive në 2020-n, pavarësisht shkallës së infektimit të qytetarëve me virusin SARS-CoV-2.
Deri në fund të vitit ajo ka në plan t’i blejë jo më shumë se 100 mijë teste që identifikojnë praninë e virusit, e të cilat janë të mjaftueshme për ta testuar vetëm 5-përqindëshin e popullatës, nën kushtin se një qytetar nuk testohet më shumë se një herë.
E dhëna ndodhet në Planin e veprimit për testimet COVID-19, i miratuar fundjavën e shkuar nga Qeveria, e një kopje të të cilit e ka siguruar KOHA.
Objektivi specifik i parë, i listuar në këtë dokument, është rritja e shkallës së testimit me RT-PCR, metodë që ka shkallë të lartë saktësie në identifikimin e të prekurve me virusin SARS-CoV-2.
Mes aktiviteteve për ta përmbushur këtë objektiv është edhe blerja e testeve RT-PCR. Në këtë plan është theksuar se gjatë 2020-s do të sigurohen 100 mijë të tilla, e për vitin e ardhshëm edhe 120 mijë të tjera.
Kostoja për to është llogaritur të jetë 4.4 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.