Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se zyrtarë të qeverisë Kurti janë takuar fshehurazi me zyrtarë të qeverisë së Serbisë.
Haradinaj ka thënë se për këtë gjë ka informacione edhe AKI.
“Zyrtarët e qeverisë Kurti janë takuar me zyrtarë të qeverisë së Serbisë në mënyrë të fshehtë. Le të pyesin në AKI, ata le t’ju tregojnë”, tha Haradinaj në Rubikon.
Haradinaj ka kritikuar veprimet e Kurtit. Ai ka thënë se ka gabuar kur ka pranuar testet serbe që kanë një kosto të vogël, por me të cilat i ëshë bërë një reklamim i shtrenjtë Serbisë në mediat e huaja.
“Kurti ka gabuar kur ka pranuar testet e Serbisë për një kosto kot. Për 27 mijë euro Serbia ka dalë në Neë York Times si shtet human që ndihmon kosovarët”, ka thënë ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.