×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e vetme në Kosovë me vetëm dy raste me Covid-19

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 21:07

    Komuna e Junikut ka vetëm dy raste të konfirmuara me Covid-19, që të dy rastet janë punëtor shëndetësor.


    Vendosja e maskës i është bërë përditshmëri.

    E përveç këtij punëtori të restaurantit, maska mbajnë edhe banorët tjerë të Junikut.

    Një kujdes i tillë duket se është një ndër arsyet kryesore që Komuna e Junikut është një ndër komunat më më së paku raste me virusin korona në Kosovë.

    Banorët e kësaj komune të re të Kosovës, thonë se e kanë kuptuar me kohë rrezikun nga Pandemia.

    Bashkëpunimi me qytetarët e ka ndihmuar edhe komunën për ta luftuar pandeminë.

    Se bashkëpunimi me qytetarët është tejet i lartë e thotë edhe komandanti i policisë në komunën e Junikut.

    Syla tutje tregon se që nga fillimi i pandemisë, janë shqiptuar vetëm dy gjoba.

    Të dy rastet pozitive në këtë komunë janë puntorë shëndetësorë.

    Ata tashmë janë vetëizoluar dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!