Italia e ka futur Kosovën në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë.
Agjencia e lajmeve ANSA, shkruan se Kosova është futur në mesin e vendeve ku qytetarëve u ndalohet hyrja në Itali, transmeton Reporteri.
“Unë kam nënshkruar një urdhër të ri duke shtuar Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën në listën e vendeve me rrezik. Ata që kanë qenë në 14 ditët e fundit në këto territore kanë ndalim të hyrjes dhe kalimit tranzit në Itali. Epidemia është në fazën më të vështirë në botë. Duhet kujdes maksimal për të mbrojtur progresin që kemi bërë deri tani”, shkroi ai.
https://www.facebook.com/robersperanza/posts/4105146592891186?__xts__%5B0%5D=68.ARA8HEM252PdNh880R3F2lf9n3XiiktdLeNI3SizXJUAhqRvLPvtoqi59xfyQ0Rq1d8ySMEEKXFgEgWLID3zCAhwevaD4nz62kRUnU9n0P1psxcfFKFfB1SKjmpPg8viGOifUZB6DLlgbQs0XBusxgJ95Np2ttrfqNOV0lpzH1YjLAdwziORoDK1roQSuLUN10E2iGZWIsf_6pn0yFKxL0koVT5hkNqmEJK16c8n6DYRh7hJTR_rYWfPCvXXOjGnZxaekWG3ZcQ5MtMpPU4sPxMrQQw7D3AoRLc0L-fo2xHeDqfkaB3NGU4GdgavvIuJU7FDK0-e5T1xm57KjZYRWw&__tn__=-R
Urdhri, i nënshkruar sot nga Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, parashikon bllokimin e fluturimeve ajrore, trenave dhe të gjitha mjeteve të tjera të transportit nga Koosva, Mali i Zi dhe Serbia.
Aktualisht, ndalesa nga Italia i referohet: Armenisë, Bahreinit, Bangladeshit, Brazilit, Bosnje Hercegovinës, Kilit, Kuvajtit, Maqedonisë Veriore, Moldavisë, Omanit, Panamasë, Perusë, Republikës Dominikane, Kosovës Serbisë, Malit të Zi. /reporteri.net