30 vjeçari nga fshati Bare e Shalës së Bajgorës ka vdekur pas disa vitesh vuajtje nga sëmundja.
Një familjar i Avdull Feratit, ka njoftuar se ai humbi betejën me sëmundjen pas shumë vitesh luftë, shkruan Reporteri.net.
Sipas familjarit, varrimi i tij do të bëhet sot në fshatin e lindjes.
Duhet theksuar se për Avdullin ishte organizuar një fushatë për ta ndihmuar, që nga viti 2014.
Ndryshe, sipas familjarëve, ai kishte pasur probleme shëndetësore që nga viti 2013, dhe për gjithë këto kohë ka provuar të shërohet./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.