Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoni duke thënë se ky është një sukses historik i shqiptarëve.
Veseli ka thënë se ky është tregues i qartë se angazhimi politik dhe dalja masive në zgjedhje sjell rezultatin e merituar, shkruan Reporteri.
“Është lajm i mirëpritur që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po vazhdojnë më tutje të luajnë rol vendimtar në rrugëtimin drejt integrimit brenda vlerave euro- atlantike”, ka shkruar ndër të tjera Veseli.
Postimi i plotë:
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut tregojnë për një sukses historik të shqiptarëve.
Është tregues i qartë se angazhimi politik dhe dalja masive në zgjedhje sjell rezultatin e merituar.
Uroj Ali Ahmetin dhe BDI-në për suksesin e treguar në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Besoj në një bashkim të fortë të spektrit politik shqiptar, për ta fuqizuar më tutje pozitën e shqiptarëve në shtetin e tyre.
Është lajm i mirëpritur që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po vazhdojnë më tutje të luajnë rol vendimtar në rrugëtimin drejt integrimit brenda vlerave euro- atlantike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.