×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një polic 39 vjeçar nga COVID-19

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 23:53

    Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një zyrtari policor në moshën rreth 39 vjeçare nga coronavirusi.


    Zëdhënësi i Policisë, Shaban Osmanollaj në një prononcim për RTV Dukagjini ka thënë se sapo u është konfirmuar lajmi.

    “Sapo na treguan se ka vdekur një zyrtar policor, detaje të tjera nuk kemi tani”, tha ai.

    Ndryshe, me viktimën e fundit, në Kosovë shënohen gjithsej 118 të vdekur nga coronavirusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!