Partitë shqiptare në komunën e Bujanocit po diskutojnë për formimin e koalicionit qeverisës.
Sipas burimeve të Reporterit, të gjithë liderët e partive shqiptare janë mbledhur në selinë e PD-së dhe po diskutohet mundësia e nënshkrimit të koalicionit që do të bënte bashkë të gjitha partitë shqiptare në këtë komunë duke u dhënë atyre edhe fuqi më të madhe politike.
Koalicioni i shqiptarëve, marrëveshja për të cilin sipas të gjitha gjasave do të nënshkruhet sot, pritet t’i ketë 26 këshilltarë komunal në Kuvend.
Kryetar i ri i Bujanocit do të jetë Nagip Arifi partia e së cilit doli e para në zgjedhjet e fundit, ndërsa në kryetarin e Kuvendit do ta ketë PVD. Zëvendëskryetari i Komunës pritet të jetë nga LPD, ndërsa zëvendëskryetari do të jetë po ashtu nga PD. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.