Gareth Bale vazhdon t’i befasojë të gjithë nga banka rezervë.
Ndonëse e gjithë vëmendja ishte te fitorja mbrëmë dhe te titulli kampion, Bale arriti sërish të bjerë në qendër të vëmendjes.
Mediat kanë kapur momentin kur uellsiani largohet drejt zhveshtores në minutën e 12-të.
Ende nuk dihet arsyeja pse Bale e bëri këtë gjë, por kur ai u rikthye në fushë, foli me trajnerin Zinedine Zidane dhe u rehatua në stol.
As mbrëmë Bale nuk luajti për asnjë minutë, derisa raportet e tij me Zidanen nuk janë aspak të mira.
Ndryshe, javëve të fundit Bale ka marrë vëmendjen nga stoli, derisa ishte parë edhe duke fjetur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.