×
  • Lajme
  • Lajme

    Të gjithë ankohen se s’po vijnë mërgimtarët, por “demolohet” një: I vidhet vetura 36500 euroshe, Rolex 5000, ari 3000 e para 9000

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 16:37

    E gjithë Kosova po “vajton” për mungesën e mërgimtarëve, të cilët po hezitojnë të vijnë për shkak të pandemisë.


    Mirëpo, një që rrezikoi dhe erdhi në Kosovë, u përballë me një vjedhje si nëpër filma gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, shkruan Reporteri.net.

    Gazeta merr vesh se mërgimtarit F.R që jeton në Gjermani, hajnat i janë futur në shtëpinë e tyre në Lipjan. Siç mësohet, kanë qenë disa persona që përmes dritares kanë hyrë në shtëpi dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, arit dhe një ore të shtrejtë.

    Mësohet se hajnat vodhën 9 mijë euro para, ari në vlerë 3 mijë euro, orën Rolex 5 mijë euro, si dhe veturën në vlerë 36500 euro.

    Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet e Policisë në Lipjan, por aty janë përfshirë edhe hetuesia rajonale./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!