Policia e Kosovës e ka konfirmuar vjedhjen e rëndë që iu bë sot në Lipjan një mërgimtari për të cilën ka raportuar Reporteri.net.
Gazeta merr vesh se mërgimtarit F.R që jeton në Gjermani, hajnat i janë futur në shtëpinë e tij në Lipjan. Siç mësohet, kanë qenë disa persona që përmes dritares kanë hyrë në shtëpi dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, arit dhe një ore të shtrenjtë.
Mësohet se hajnat vodhën 9 mijë euro para, ari në vlerë 3 mijë euro, orën Rolex 5 mijë euro, si dhe veturën në vlerë 36500 euro.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi e ka konfirmuar vjedhjen.
“Ju njoftojmë se më, 17.07.2020, rreth orës 09:10 ankuesi mashkull ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur kanë hapur me forcë dritaren e shtëpisë dhe kanë depërtuar brenda, nga aty kanë vjedhur para te gatshme dhe gjëra tjera me vlerë. Po ashtu të njëjtit i është vjedhur edhe automjeti”, ka konfirmuar Krasniqi.
Sipas tij rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si vjedhje e rëndë.
“Rasti po trajtohet nga hetuesit policorë, për të cilin është njoftuar edhe prokurori dhe është iniciuar rasti ,vjedhje e rëndë’”, ka thënë ai./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.