×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti kthehet nga Brukseli, i nënshtrohet kontrollit mjekësor si çdo qytetar

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 19:29

    Kryeministri i Republikës së Kosovës sapo ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.  Hoti është kthyer nga Brukseli ku dje u takuar me drejtues të lartë të BE-së dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi.


    Hoti ka thënë se me të mbërritur në aeroport i është nënshtruar një kontrolli runtinor sikur cdo qytetar tjetër i Kosovës.

    “Sapo zbritëm në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, doktorresha e Komunës së Fushë Kosovës na bëri kontrollën rutinore, sikur çdo udhëtari tjetër që arrin në Kosovë. E falënderoj atë dhe të gjithë stafin shëndetësorë në gjithë Kosovën për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm. Të kujdesemi për veten dhe familjet tona, që mjekët tanë ta kenë më të lehtë”, ka shkruar Hoti.

    Ai ka porositur qytetarët që të respektojnë rekomandimet duke mbajtur maska, respektuar distancën dhe mbajtur higjienën personale.

    https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3461726293888700

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!