×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu shkon në Morinë për ta pritur Thaçin

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 19:33

    Surleve e tupanave në pikën kufitare në Morinë, iu është bashkuar edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.


    Musliu bashkë me qytetarë të shumtë, ka dalë në Morinë që ta presin presidentin e Republikës, Hashim Thaçin, i cili erdhi me aeroplan nga Haga për në Tiranë, shkruan Reporteri.net.

    Deputetja ka shpërndarë një lidhje direkte në faqen e saj në rrjetin social Facebook, ku shihet atmosfera e atjeshme.

    Presidenti Thaçi, ishte në Hagë ku u intervistua për 4 ditë me radhë, pas propozim-aktakuzës së ngritur ndaj tij për krime lufte nga Dhomat e Specializuara.

    Musliu që nga fillimi ka qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

    Kjo është atmosfera nga atje

    https://www.facebook.com/802868005/videos/10158350190793006/

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!