×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj diskuton me OBSH-në rreth 9 shtyllave ndërtuese të Strategjisë gjatë Emergjencave

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 19:47

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se sot është takuar me përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të OBSH-së, përfaqësuesit e Zyrës së OBSH-së në Kosovë dhe përfaqësuesit e IKSHPK-së, ku diskutuan në detaje rreth 9 shtyllave ndërtuese të Strategjisë së Përgjigjes gjatë Emergjencave.


    Zemaj ka bërë të ditur se përfaqësuesit e Zyrës Rajonale e OBSH-së prezantuan rekomandimet e tyre për secilën prej këtyre shtyllave dhe u dakorduan që me një bashkëpunim të afërt dhe të vazhdueshëm do të angazhohen që t’i përmbushin këto rekomandime, shkruan Reporteri.net.

    “Gjatë këtij takimi u theksua edhe rëndësia e ngritjes së kapaciteteve, ku u përmend edhe ndikimi i menjëhershëm pozitiv që ka pasur edhe angazhimi i 200 profesionistëve shëndetësor nga Ministria e Shëndetësisë”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.

    Postimi i plotë:

    https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3218841088162749

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!