×
  • Lajme
  • Lajme

    Qindra qytetarë në Morinë presin Thaçin, por nuk respektojnë vendimet e Qeverisë për masat parandaluese të COVID-19

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 20:13

    Qytetarë të shumtë kanë dalë në pikën kufitare në Morinë për ta pritur kthimin e presidentit Thaçi i cili për katër ditë me radhë u intervistua nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë, lidhur me pretendimet për krime lufte.


    Atje shihen qindra qytetarë të cilët nuk po respektojnë aspak vendimet e Qeverisë lidhur me parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    Të pajisur me flamuj kombëtar, qytetarët që kishin dalë për ta pritur presidentin Thaçi, kishin harruar të merrnin me vete maskat mbrojtëse, bartja e së cilave është bërë obligative për qytetarët e Kosovës, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, pas rritjes enorme të numrit të të infektuarve në Kosovë.

    Pos mungesës së maskës u shkel edhe rregulli tjetër, mbajtja e distancës.

    Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që t’i ndalojë tubimet me më shumë se 5 persona në hapësira të hapura e të mbyllura.

    Shumë qytetarë deri më tash kanë marrë gjoba nga njësitet policore e inspektorati sanitar, për mosrespektim të këtyre masave preventive.

    Presidenti Thaçi sot u kthye në Kosovë përmes aeroportit “Nëna Terezë” në Tiranë.

    Ai nesër në ora 20:00 ka paralajmëruar se do t’u drejtohet qytetarëve për të treguar gjithçka që ndodhi për katër ditë në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Këto janë pamjet nga atje:

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!