Kryetari i LDK’së Isa Mustafa, duket se po e kalon mirë dhe pa komplikime shëndetësore coronavirusin, për të cilin njoftoi ditë më parë, se është i prekur.
Djali i tij Besniku e ka publikuar një foto në Facebook ku kryetari Mustafa, qëndron ulur në shtëpinë e tij, dhe duket me disponim të mirë.
Kjo foto ndoshta është përgjigje edhe për disa lajme të rreme që kishin raportuar për përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore, e madje të tilla të cilat edhe raportaun për vdekjen e tij.
Kujtojmë se edhe para prekjes me këtë virus gjendja shëndetësore e Mustafës ka qenë delikate. Isa Mustafa, kohë më parë ka treguar se vuan nga një sëmundje shumë e rrallë që njihet si “Sindomi Gulian Barren”.
E pas sëmundjes së tij rrjetet sociale në Kosovë u vërshuan me komente nga më bizaret ku qytetarë të shumë ia dëshironin edhe vdekjen.
Madje u publikuan edhe video me lajme të rreme ku thuhej se Mustafa ka vdekur.
Përkitazi me këtë sot Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi e video ku thuhej se Mustafa ka vdekur si pasojë e infektimit nga coronavirusi.
/Reporteri.net/